“Më ka kërcënuar”/ Ndocaj dhe Ndreu përplasen për votat e Lezhës

Në një lidhje telefonike për “Open”, Eduart Ndocaj akuzoi Pjerin Ndreun se e ka kërcënuar nëpërmjet njerëzve të tjerë.

Ndocaj theksoi se hapja e 11 kutive të votimit në Lezhë do të zbulojë manipulimin e zgjedhjeve.


Ndërkaq, Pjerin Ndreu ka ndërhyrë menjëherë duke deklaruar se do ishte i qetë nëse hapeshin të gjitha kutitë e votimit të Lezhës. Sipas tij, procesi i votimit ka qenë model dhe nuk ka pasur asnjë problem.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse paraardhësi i tij nuk i liron zyrën, Ndreu tha se nuk do ketë luftë në Lezhë për zyrën.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.