Laçi “flirton” me fitoren, Teuta në “mision të pamundur; rezultatet e ndeshjeve

Laçi barazoi 1-1 me Hapoel Beer Shevan në shtëpi në takimin e parë të raundit të parë kualifikues në Europa League, duke mbajtur të gjalla shpresat për një kualifikim të mundshëm. Madje kurbinasit kryesuan për 75 minuta lojë, pas golit të shpejtë të shënuar nga Nëabueze, por izraelitet, kur takimi po i drejtohej fundit arritën të barazonin, madje iu afruan edhe golit të fitores.

Pa u mbushur 3 minuta lojë, Nëabueze kërceu bukur me kokë në shtyllën e parë, pas krosimit të Fangajt, duke shtangur portierin kundërshtar. Një start perfekt i Laçit, që për pak dyfishoi shifrat me një goditje të Redon Xhixhës që nga gjysmëfusha e kurbinasve, por ndërhyrja në momentin e fundit e portierit Sektus.

Skuadra e Starovës u mundua të ruante qetësinë gjatë pjesës së dytë, për të mos pësuar gol, por në të 78-ën, pak minuta pasi ishte futur në lojë, Levi lëshoi një diagonale të pakapshme për Selmanin, 1-1.


Me fat Selmani 6 minuta më vonë, teksa predha nga distanca e Shamir u stampua në traversë. Përfundoi në barazim 1-1 ky takim, rezultat që e detyron Laçin të kërkojë të paktën një gol në fushën e Hapel Beer Shevas në takimin e kthimit.

Ndryshe nga sa pritej, Teuta ka zhgënjyer totalisht në Letoni, ku ka humbur me rezultatin e thellë 3-0 në sfidë ne parë eliminatore të Europa Leagues, përballë skuadrës së Ventspils.

Durrsakët u ndëshkuan që në minutën e pestë, kur Sergiychuk dërgoi topin në rrjetën e portës së Isli Hidit, ndërsa reagimi ishte i mirë, por sulmi i “djemve të detit” nuk arriti të rikthejë baraspeshën.

Në pjesën e dytë, kur pritej reagimi i durrsakëve, letonezët e Ventspilsit arritën të shënojnë edhe dy herë të tjera, me Ulimbasesv në minutën e 78’ dhe Aiyegun në të 88-ën, të cilët vulosën suksesin 3-0.

Sfida e kthimit mes dy skuadrave do të luhet javën e ardhshme në “Niko Dovana” të Durrësit, por rezultati 3-0 lë shumë pak shpresa për kualifikim, ndonëse niveli i kundërshtarit lë gjithçka të hapur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.