Iku si emigrant nga Shqipëria në Gjermani dhe u pasurua me 190 mijë euro vetëm në 6 orë punë

Një 22 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Casalotit, pasi rezultonte në kërkim evropian për një sërë vjedhjesh. I riu akuzohet se ka kryer vjedhje të shumta në Gjermani midis 2016 dhe 2018.

Të paktën, ai është përfshirë në 6 vjedhje dhe dy të tjera në tentativë me një vlerë totale prej 190 mijë eurosh, përveç dëmeve materiale të shkaktuara ndaj aktiviteteve sipërmarrëse të prekura me shumën e mbi 300 mijë euro.

Vjedhjet, i riu shqiptar i ka kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Shënjestër e grabitjeve të tyre ishin kryesisht lojërat e fatit, ku vidhin paratë brenda makinerive. Dje në mbrëmje, në një pikë kontrolli të trafikut, u ndalua edhe 22 vjeçari, që rezultonte në kërkim në të gjithë Evropën.



Ai u arrestua dhe u burgos nga “Regina Coeli” në pritje të vendimit të gjyqtarit i cili do të vendosë për ekstradimin e tij në Gjermani “

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.