Haradinaj: Të gjithë duan të dinë për kufijtë…edhe komedianët rusë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pohuar se edhe ai ka pasur një telefonatë të atillë sikur u raportua për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Mediat ditëve të fundit raportuan se Zaev ka biseduar me disa komedianë rus, duke menduar se është duke biseduar me presidentin e Ukrainës më telefon. Në këtë bisedë Zaev ka folur edhe për ndarjen e Kosovës.

“Të gjithë udhëheqësit e rajonit të vendit i shqetësohën lëvizjes së kufijvë, i dëgjova deklarimet e bisedat, për mua nuk janë risi. Ne i kemi ditur pikëpamjet e tij për ndërrimin e territoreve apo ndryshimit të kufijve”, ka deklaruar ai.

Teka pohoi se ka pasur një telefonatë sikurse Zaev, Haradinaj tha se ato nuk kanë ngjallur interes për shkak të përmbajtjes.



“Me presidentin Poroshenko kam folur prej një linje të sigurte, po ashtu edhe një nga një linjë e hakuar. Për fat të mirë biseda që kam bërë unë nuk ka dalë nga vijat”, ka theksuar i pari i ekzekutivit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.