“Euromoney” vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të shtatën herë si “banka më e mirë në Shqipëri”

*Shkrim promocional

Si vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit në tregun bankar, Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri”, për të shtatën herë, nga “Euromoney Magazine”, një prej revistave financiare më të rëndësishme në botë. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues, Z. Mehmet Usta, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues, Z. Seyhan Pencablıgil, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 10 korrik 2019.

Z.Usta, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: “Në emër të stafit të BKT, dëshiroj t’ju falenderoj për këtë vlerësim të veçantë. BKT ka ndërthurur vazhdimisht shërbimet tradicionale dhe ato bashkëkohore, pa anashkaluar në asnjë moment rëndësinë e një marrëdhënie gjithëpërfshirëse me klientët e saj, dhe në këtë mënyrë ka konsoliduar ndër vite pozicionin si banka më e madhe në Shqipëri. Jam besim plotë se konsolidimi i rritjes së qëndrueshme të BKT ndër vite është një garanci për të ardhmen financiare të klientëve tanë dhe do të pozicionojë BKT në elitën e industrisë bankare edhe në vitet në vijim.”

Z.Pencablıgil theksoi se stabiliteti dhe qëndrueshmëria janë faktorët kryesorë të suksesit. Suksesi nuk arrihet si pasojë e rrethanave rastësore, por është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme si edhe aftësisë për tu përshtatur dhe manaxhuar ndryshimet.

BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.  Me një total asetesh prej 4 miliard dollarë dhe 3.1 miliard dollarë depozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej 94 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 27 në Kosovë. Gjatë vitit BKT është vlerësuar si “Banka më e mirë në Shqipëri” nga “The Banker”, “Global Finance” dhe “EMEA Finance”.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.