A do ulen në tryezë Rama dhe Basha? Aleati i kryedemokratit vë bast për…

Agron Duka, një prej aleatëve të kryedemokratit hodhi poshtë çdo mundësi se mund të ketë një tjetër takim Rama-Basha. Sipas Dukës, zgjidhja e krizës po rëndon mbi qytetarët, por ai ka shpresën se gjithçka do zgjidhet një ditë.

“Do zgjidhet kriza një ditë. Nuk e di se kur do të zgjidhet, Sa më shumë vonohet zgjidhja e krizës, aq më shumë kosto paguan popullit.

Basha dhe Rama nuk ulen në tryezë. Zgjidhja duhet të jetë më afatgjatë dhe kjo nuk bëhet kokë më kokë Rama dhe Basha. Unë them që nuk bëhet”, deklaroi Duka në Open

Debati

Agron Duka: Nuk ka shanse të ndodhë një tjetër takim Rama-Basha.

Eni Vasili: Po nëse ndodh?

Agron Duka: Unë jam mësuar të humb.

Eni Vasili: Çfarë do bëni nëse ndodh?

Agron Duka: Deri tek dreka jam, një drekë do të të japë ty dhe jemi një rregull. Nëse Basha takohet me Ramën do të gjykohet nga të gjithë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.