
Shkarkohet drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani
Pas pesë vitesh në krye të Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani nuk do të jetë më drejtoresha e këtij institucioni. Këshilli i Ministrave me propozim të ministres së Kulturës ka shkarkuar nga detyra në mbledhjen e sotme drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.
Nuk dihen arsyet e vendimit, ndërsa pas 5 viteve Asllani do t'i lirojë vendin një drejtuesi të ri. Ajo u emërua në gusht të vitit 2014 në vendin e Aurel Plasarit."Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, "Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare", thuhej në vendimin e qeverisë. Gjatë kohës së drejtimit të saj, Biblioteka nxorri në pah një sërë problemesh siç ishte përmbytja apo rënia e zjarrit.





30 vite, publikohen fotot e skeçeve të para të “Mr.Bean”
Historia e plotë >


Video/ Ju flet Corona... kënga e Kujtim Prodanit kushtuar Covid
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet pronari i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek TVSH dhe desh i m...
Historia e plotë >
Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Shira të dendur dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit sot

Manastirliu sqaron vendimin e fortë: Maska na ul 60% rrezikun e infektimit Covid

Studimi: Ja personat që janë më të rrezikuar për simptoma të rënda të COVID-it
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
