Partizani merr një pikë, Karabak “ngec” në Tiranë

Partizani e mbylli me rrjeta të paprekura përballjen e parë në Ligën e kampioneve ndaj Karabakut, në raundin e parë kualifikues. Ndaj një rivali të vështirë si kampionët e Azerbajxhanit, “demat e kuq” rezistuan e madje rrezikuan të fitojnë në stadiumin “Selman Stërmasi“.

Në minutën e 20 skuadra mike goditi tranversën me Ozoviç ndërsa në skajin tjetër Mensah dhe Asani ishin larg objektivit në tentativat e vakëta. Rastin ideal për të prishur ekuilibrat, Partizani e kishte pas pushimit.

Fillimisht Çinari provoi të kalojë ekipin në epërsi me një goditje me kokë ndërsa në zhvillimet e ofensivës, në një rivënie këndore, vetëm tranversa i mohoi golin Belicës. Ndeshja e kthimit mes kampionëve të Shqipërisë dhe Karabakut do të zhvillohet në 17 Korrik në Baku’.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.