“Emërimet e para nisin në….”, kryetarja e KLGJ: Ja kur zgjidhet ngërçi në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë pritet të dalë nga ngërçi në shtator. Lajmi e dha kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, e cila u shpreh besimplotë se në shtator do të kemi emërimet e para në Gjykatën e Lartë.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, ajo pranoi se sistemi i drejtësisë po vuan për shkak të mungesës së gjykatës, por shtoi se nuk mund të futen njerëz në sistem të paverifikuar dhe të pavetuar.

Jemi koshient që sistemi sot po vuan dhe është në situatë të vështirë dhe një pjesë e gjyqtarëve po largohen nga sistemi për shkak të integritetit dhe elementëve të tjerë. Nuk mund të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të pa verifikuar dhe të pa vetuar. Për këtë Këshilli ka marrë si emergjencë hartimin e dy projektrregulloreve. Është hera e parë që kandidatët që do të shkojnë në Gjykatën e lartë do ti nënshtrohen një procedure me kritere objektive, kjo është risi e reformës. Lidhur me pyetjen se kur do të bëhet efiçente Gjykata e Larta, gara për kandidatë jo gjyqtarë është hapur.Jam optimiste se në vjeshtë do të kemi emërimet në Gjykatën e Lartë. Kur them në vjeshtë. Në shtator do të jemi gati të kemi Gjykatën e Lartë dhe emërimet e para”, tha Llagami.



Llagami referuar informacioneve të ardhura nga Gjykata Lartë, thotë se janë 33 mijë dosje në pritje që të gjykohen nga kjo gjykatë.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.