A e dini se çfarë kanë të përbashkët Lali Eri dhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe? (VIDEO)

A e dini se çfarë kanë të përbashkët Lali Eri dhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe? Ashtu si kryebashkiaku Veliaj që është kthyer në simbolin e njeriut që ka nisur një fushatë të gjerë për të mbjellë 2 milionë pemë të reja në kryeqytet brenda 2030-s, edhe mbretëresha britanike duket se ka të njëjtin pasion. Si Lali dhe mbretëresha britanike duket se pëlqejnë së tepërmi të mbjellin pemë.

Për nder të vizitës së saj në Institutin Kombëtar të Botanikës me rastin e 100 vjetorit të krijimit të tij, organizatorët kishin planifikuar edhe mbjelljen e një peme. Në një moment një prej shoqëruesve i thotë se nuk është nevoja për ta mbjellë personalisht pemën pasi këtë mund ta bënte dikush tjetër për të, por Mbretëresha ndonëse në moshën 93-vjeçare, ia kthen: “Jo, jo, unë mund të mbjell akoma pemë”.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.