Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Nuk i besojnë drejtësisë që bëjnë vetë, 10 gjyqtarë e prokurorë çojnë Vettingun në Strasburg

Më shumë se 10 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar me një vendim të formës së prerë nga procesi i vetting-ut i janë drejtuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ish-prokurorja e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, ish-prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi (Gina) dhe ish-anëtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj pretendojnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut gjatë procesit të vetting-ut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

A2 CNN ka mësuar se lista e ankimeve të depozituara në Strasburg kundër vetting-ut e ka kaluar numrin 10 dhe në të bëjnë pjesë ish-gjyqtarë e prokurorë të të tre niveleve. Në thelbin e ankimeve të bëra në Strasburg është cënimi i nenit nr.6 të Konventës, i cili flet për të drejtën e një gjykimi të drejtë. Ankuesit pretendojnë proces të parregullt ligjor. Ata kundërshtojnë ligjin ku bazohet vetting-u, ngrenë dyshime për pavarësinë e KPK dhe KPA, apo edhe në ligjshmërinë e emërimit të anëtarëve të tyre.

Aplikantët kanë pretenduar paragjykim të çështjeve ndaj tyre, pasi hetimi administrativ dhe gjykimi janë bërë nga e njëjta trupë. Ndër argumentet kundër janë listuar edhe vendimmarrjet duke u bazuar vetëm në një nga tre kriteret e rivlerësimit, duke mos i marrë në shqyrtim dy të tjerat.

Por, duke iu referuar faktin se vendimet e Strasburgut janë detyruese, një vendim pro tyre a mund të bllokonte gjithë procesin e vettingut?

Avokati i Popullit, Artur Metani përgjigjet: “Do të shohim vendimin e gjykatës”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore