Veç 60 bashkive, PS merr edhe 70% të këshilltarëve bashkiakë, Partia e Tom Doshit e dyta

Partia Socialiste ka arritur të fitojë 70 % të mandateve të këshillave bashkiak, veç drejtimit të 60 bashkive të vendit. Nga të dhënat e KQZ për parlamentet lokalë, forcë e dytë rezulton partia e Tom Doshit, ndërsa alternativa opozitare, Bindja Demokratike, ka siguruar vetëm 1.5 % të vendeve në këshilla.

60 kryebashkiakët e zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste, nuk do të kenë probleme në menaxhimin e pushtetit të tyre lokal, kjo pasi selia rozë ka arritur të sigurojë shumicë dërrmuese të këshillave bashkiakë në çdo bashki të vendit. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se Edi Rama ka  fituar 70 % të mandateve lokale.


Comments are closed.