A ka bashkëpunuar Jozefina Topalli me Ramën? Paloka zbulon “tradhtinë”: Kam fakte që…

Gjatë intervistës së tij në emisionin ”Dita Jonë” në A2 CNN, Paloka hodhi disa akuza të rënda ndaj disa ish-eksponentëve të Partisë Demokratike, duke deklaruar se kanë bashkëpunuar me Edi Ramën për të pasur përfitime personale.

Nënkryetari i PD-së, i pyetur për pakënaqësitë e figurave historike si Arben Imami dhe Jozefina Topalli, u përgjigj: “nuk i shoh dhe nuk i lexoj më”, duke shtuar madje se “kishin dikur një emër, por po e hedhin në plehra”.

Më vonë, por pa përmendur emra, Paloka deklaroi se disa funksionarë të PD-së kanë bashkëpunuar me Ramën që në 2013, për të pasur përfitime personale.

I pyetur për emra të përveçëm, ai refuzoi t’i përmendë, por sqaron se nuk e ka me Topallin. “Ajo ka inatin e vet me Bashën, që po i prish punë vetes dhe jo PD-së”, deklaroi Paloka.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.