Berisha i jep lamtumirën, zbulohet mesazhi i falenderimit

Etrit Berisha i ka dhënë lamtumirën përfundimtare Atalantas, nga ku u transferua te SPAL. Gjatë ditës së djeshme SPAL zyrtarizoi transferimin e portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha nga Atalanta në formë huazimi me obligim blerjeje në fund të sezonit 2019-2020.

Portieri i Shqipërisë, i cili ka qenë në Itali që nga viti 2013, fillimisht te Lazio, më pas tri vite tek Atalanta, përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka falënderuar të gjithë për vitet tek Atalanta, teksa mezi pret të nisë gjithçka me SPAL.



“I kam kaluar tre vjet fantastik në Bergamo, në një qytet ku që nga dita e parë e kam ndierë dashurinë dhe mbështetjen dhe entuziazmin e tërë skuadrës. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për momentet historike dhe të paharrueshme të cilat i kemi arritur së bashku.

Tani mezi pres të nis eksperiencën e re te Spal. Dua të jap më të mirën për qytetin dhe për personat që i kam parë se janë mjaft të lidhur me këto ngjyra”, shkroi ai në Instagram.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.