Zjarri në Bashkinë e Durrësit, Dako: S’u dogjën dokumente, por një kabull elektrik!

Kryetari ende në detyrë i Bashkisë Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas zjarrit të rënë pasditen e sotme në katin e parë të godinës së bashkisë.

Në një postim në Facebook, Dako shkruan se shkak ka qenë djegia e një kabulli elektrik, ndërsa garanton se zjarri nuk ka dëmtuar materialet  e bashkisë.

“Në ambientet e bashkisë së Durrësit në katin e parë (bodrum) ka rënë zjarr për arsye të djegies së një kabuli elektrik. Garantoj gjithë opinionin publik se zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim në materialet e bashkisë. Falenderoj njesinë e zjarrfikësve për ndërhyrjen në kohë”, shkruan ai.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.