“Shurdhë, qorra – po djegin Shqipërinë”, Kryemadhi sulmon ndërkombëtarët …dy fjalë Palmerit!

Në një intervistë televizive dhënë pasditen e sotme, Monika Kryemadhi nuk ka lënë pa sulmuar ndërkombëtarët, për të cilët fillimisht tha se janë ose qorrë ose shurdhë, që nuk shohin e dëgjojnë të palarat e qeverisë.

“Ne kemi një strategji që do e ndjekim hap pas hapi. Sot strategjia jonë nuk është 13 tetori se do edhe 3 muaj. Sot strategjia jonë është për të kuptuar se kush është Edi Rama te disa ndërkombëtarë që o janë shurdh, o memec ose qorra. Ne deri në 13 tetor do tu japim atyre dritën e syve dhe zërin e arsyes”, tha kryetarja e LSI – referuar ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

Por ajo vijoi më tej duke i sulmuar hapur ndërkombëtarët, me një ftesë për shqiptarët që të mos i dëgjojnë se nuk janë ata Zotërit e vendit.



“Ndërkombëtarët nuk janë zotë të Shqipërisë, janë turistë. Forcojnë bizneset e tyre në Shqipëri, e djegin Shqipërinë me bizneset e tyre prej një marrëdhënie bilaterale me qeverinë. Por ka një problem se këtu  prej 4 vitesh nuk ka më investitorë të huaj, ndërsa shtohen kompanitë fantazmë. Kemi pasur një kompani gjermane te Aeroporti i Rinasit, ndërsa tani thonë që është kineze, por se dimë çfarë është. Kemi kompani off-shore që vijnë e marrin nga Shqipëria e s’lënë asgjë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, në fund dy fjalë i pati edhe për aludimet se ka pasur një kërcënim të hapur nga DASH dhe më konkretisht nga Matthew Palmer ndaj saj dhe Bashës, se LSI dhe PD do t’i shpallte organizatë terroriste nëse ushtronin dhunë në 30 qershor.

“A u trembët ju nga deklaratat e zotit Palmer?”, ishte pyetja, që Kryemadhi iu përgjigj duke thënë: “Dëgjo është mashtrim ajo”.

“Intervista e Palmer ishte dy ose tre ditë para se Presidenti të shpallte datën e re të zgjedhjeve. Beteja jonë s’është me Palmerin. Pse kujtonit ju se do dilnim ne të digjnim kutitë që Edi Rama të thoshte votuan 45% e shqiptarëve po mi dogjën këta. Ai mund të bëjë votime te Partia Socialiste”, shtoi më tej Kryemadhi.


Comments are closed.