Lajm i fundit/ Pa ikur mirë Vangjush Dako, merr flakë Bashkia e Durrësit (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme Bashkinë e Durrësit.

Mësohet se një vatër zjarri është regjistruar brenda godinës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur me shpejtësi një makinë zjarrfikëse, që po punon për neutralizimin e flakëve.

Zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës, ndërsa nga flakët rrezikohen një sërë dokumentacionesh, pasi aty ndodhet arkiva e zyra e tatim-taksave të këtij institucioni.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental, por policia po punon për zbardhjen e  plotë të ngjarjes dhe ka dyshime se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.