FOTOLAJM/ Me skaf dhe biçikleta, policia vigjilente gjatë fundjavës në Durrës

Sezoni veror ka nisur zyrtarisht në qytetet bregdetare të Shqipërisë prej më shumë se një muaji dhe dyndja më e madhe e turistëve vijon të jetë në Durrës, ashtu siç ndodh thuajse çdo vit.

Mijëra pushues nga Kosova por edhe të huaj kanë zgjedhur bregdetin ranor të Adriatikut për t’u relaksuar pas muajve të gjatë në punë, ndërkohë që nuk mungojnë as vizitorët dy-ditorë gjatë fundjavës.

Dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve në Durrës, policia duket se ka marrë masat, teksa shihen duke patrulluar efektivë me biçikleta përgjatë vijës bregdetare, por edhe skafet e Policisë Kufitare.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.