Britma, lot dhe skena si në luftë – shpërthim horror në qendrën tregtare (Video & Foto)

Një shpërthim gazi ka shkatërruar një qendër tregtare në Plantation të Floridas. Videot nga vendngjarja tregojnë se shpërthimi ka shkaktuar dëme kolosale, ndërkohë që janë raportuar shumë qytetarë të lënduar.





Shefi i batalionit të repartit zjarrfikës Joel Gordon u tha gazetarëve se “rreth 15 deri në 20” njerëz kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim, por fatmirësisht nuk ka jetë të humbura.

Dy prej të lënduarve janë në një gjendje “kritike” për jetën, ndërsa njëri është transportuar në një njësi të traumës së nivelit të parë.

Pamjet tregojnë parkingun e qendrës tregtare të kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash, ku gjithçka është shkatërruar ashtu si edhe në pjesën e hyrjes së godinës.

Shpërthimi duket se ka shkaktuar dëme të rënda në pjesën më të madhe të qendrës tregtare, me pjesë të mëdha të çatisë dhe mureve të shkatërruara plotësisht.







Comments are closed.