Alarmi/ “Gazi i Vajzave”, një lloj i ri droge (horror) po shitet në klubet e bregdetit

Mediat britanike kanë zbuluar një lajm “bombë” përsa i përket tregut të lëndëve narkotike në plazhet më të frekuentuara nga britanikët në Spanjë dhe Portugali. Sipas Daily Star, droga të forta ose vdekjeprurëse janë duke ju shitur kryesisht vajzave në klubet e natës po nga vajza (hostess).

Një prej këtyre drogave është “Gazi i Vajzave”, e përbërë nga oksid azoti që vendoset brenda tullumbaceve, të cila u shiten britanikëve gjatë pushimeve brenda klubeve.

Infermieret kanë ngritur alarmin, pasi të shqetësuara kanë kaluar nëpër duar deri më tani më shumë se një në dhjetë djem dhe 15 vajza të moshës 16-24 vjeç.


Ndërkohë, sipas një statistike zyrtare 25 persona vdiqën gjatë pushimeve nga thithja e këtij gazi midis 2010 dhe 2016. Dhe vdekjet u dyfishuan nga katër në vitin 2015 në tetë në vitin 2016, viti i fundit për të cilin shifrat janë në dispozicion.

Rekrutuesit e vajzave “hostesss” po reklamojnë punë shtatë ditë në javë midis orëve nga 10:00 deri në orën 5:00 në varësi të vendndodhjes në pikat e nxehta të festave të çmendura të britanikëve si Magaluf, Ayia Napa, Ibiza, Kavos, Malia, Zante dhe Sunny Beach.

Një vajzë që ka rrëfyer si e shet këtë lloj droge është shprehur: “Duhet të jesh mjaft tërheqëse saqë pushuesit do të dëshirojnë të afrohen me ty, por gjithashtu duhet të kesh një personalitet të flaktë dhe disa aftësi shitëse për t’i bër ata/ato që të blejnë atë që i ofroni”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.