Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Lajm i fundit/ Berisha si Meta, sulmon Sorosin: Reformën në drejtësi ia fali Ramës!

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili qëndronte në heshtje prej kohësh, pavarësisht zhvillimeve të ndezura politike në vend, ka folur sot për mediat në dalje të selisë së PD.

Duke vlerësuar bojkotin e shqiptarëve ndaj 30 qershorit, Berisha mori në mbrojtje presidentin Ilir Meta për dekretin e tij dhe Lulzim Bashën që vendosi të mos i hedhë benzinë zjarrit të një përplasje civile.

Por, ish-kryeministri iu “përvesh” ashtu si Meta dy ditë më parë, miliarderit George Soros dhe kryeministrit Edi Rama, duke i fajësuar për atë që e quajti Pseudoreforma në Drejtësi.

“Nuk jam kundër, nëse drejtësia do kishte hetuar s’do ishte kurrë kjo situatë në Shqipëri. Po ishte ajo pseudoreformë e George Soros që i dha Edi Ramës të gjitha pushtetet dhe e zhyti drejtësinë në narko-drejtësi. Mafia nuk heton veten e vetë, ndaj shqiptarëve mos i sugjeroni gjëra galante, sikur këtu është një vend me demokraci, dhe jo demokraci në ndërtim në sipër”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore