Kosovare Asllani lë Suedinë pa frymë, dëmtim horror në Botërorin e Femrave (Foto)

Në Botërorin e femrave, Suedia është eliminuar në gjysmëfinale nga Hollanda me rezultatin 1-0, ndërsa goli ka ardhur në minutën e ‘99. Koha e rregullt nuk prodhoi gola dhe histori, ndërsa gjithçka u vendos në shtesë.

Por i gjithë ky eliminim i hidhur ka kaluar pa shumë rëndësi në Suedi, pas panikut të ardhur në minutën e fundit dhe lutjet e shumta që shkuan për protagonisten.

Lojtarja me origjinë shqiptare që është edhe ylli i asaj Kombëtare, Kosovare Asllani, ka rënë menjëherë në tokë pas një dueli në ajër.



Topi ka goditur nga afër fytyrën e Asllanit, që ka marrë një dëmtim shumë serioz në qafë.

Do të duhej ardhja e barelës për ta larguar nga fusha e lojës, ndërsa menjëherë ka mbërritur në spital.

Situata ishte shumë serioze dhe kjo dukej lehtësisht kur lojtarja shqiptare reagoi me vonesë momentin e parë, pasi ra në tokë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.