FOTO/ Derbi Tirana-Partizani “zhvendoset” në KZAZ, dy ultrasit numërojnë votat

Ishim mësuar t’i shihnim në shkallët e stadiumit duke bërë tifozllëk për skuadrat respektive, por sot tifozi i Partizanit dhe ai i Tiranës janë përballur në qendrat e numërimit të votave.

Ermir Agalliu ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet duke numëruar votat në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në sy bie diçitura që ai ka zgjedhur teksa shkruan.

Kur je tifoz i vjetër i Partizanit dhe KZAZ të sjell në tavolinë një tifoz fanatik të Tironës. Ke garantuar 100 përqind paanshmërinë e procesit të numërimit”.

Përballë tij është një nga tifozët më thekur të 24-herë kampionëve të Shqipërisë, Loli Stefa.

Të rritur të dy me dashurinë për ngjyrat e dy ekipeve rivale, këto votime i vunë përballë njëri-tjetrit por me një mision të njëjtë.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.