Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sulmoi miliarderin Soros, ja çfarë shkruan gjiganti amerikan për presidentin Meta

Ditën e djeshme, në një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti Ilir Meta hodhi një sërë akuzash edhe në drejtim të miliarderit George Soros.

Por pas këtyre deklaratave të tij, pati edhe reagime ndërkombëtare.

Televizioni amerikan “Fox News” duke ju referuar agjencisë italiane të lajmeve “Ansa” nënvizon se Presidenti u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë SHBA dhe BE, të mos bëhen qesharakë dhe të mos luajnë me Kushtetutën e vendit.

Në shkrim tregohet sesi Meta kishte ç’dekretuar datën e zgjedhjeve të së dielës, me argumentin se do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës shqiptare, e cila nga krahu tjetër e bojkotoi votimin.

Ndërsa para gazetarëve, Meta akuzoi Soros-in si ideatorin “e një komploti që synon kapjen tërësisht të shtetit”.

“Kam disa fjalë për miliarderin e nderuar George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin në vitin 2000 në janar, ku po i flisja me gjithë dashuri për Sorosin, se me thënë të drejtën atëherë na ndihmoi në kohën e opozitës se dhe ai socialist është në pikëpamje, edhe më tha keni kujdes se nuk është aq demokrat sa duket dhe shpesh komploton kundër demokracisë”, citon Fox News Presidentin Meta.

“Opozita ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët – 21.6% – tregoi se zgjedhjet e së dielës ishin jokushtetuese dhe të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se mungesa e pjesëmarrjes së opozitës nënkuptonte se votimi u konsiderua “me pak interes për elektoratin”.

Meta ka propozuar zgjedhje të reja vendore dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në tetor, por nuk ka gjasa të pranohet nga socialistët. Meta u zgjodh president në vitin 2017, por parlamenti shqiptar, i cili kontrollohet nga socialistët, e ka vënë nën hetim dhe po kërkon ta largojë nga detyra”, thuhet në shkrim.

Në shkrim, gjithashtu theksohet se deputetët opozitës hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlament dhe udhëhoqën protesta anti-qeveritare që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e mëparshme. Rama dhe partia e tij i mohojnë akuzat.

“Financuesi hungarezo-amerikan Soros është një objektiv i rregullt i disa qarqeve të krahut të djathtë falë financimit të kauzave të krahut të majtë në të gjithë Evropën dhe SHBA”, shkruan Fox News.

Duke ju referuar më tej shkrimit, theksohet se qeveria hungareze vitin e kaluar, kaloi një paketë “Stop Soros” për të kufizuar aktivitetet e tij nëpërmjet Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – duke përfshirë edhe një masë të rreptë duke i shpallur të paligjshme organizatat joqeveritare për të organizuar emigracionin e paligjshëm në vend.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore