“Reforma i del në gjumë, s’i iket pa e vrarë”, ç’paralajmëron Spiropali për Metën?

Një valë sulmesh nga eksponentë të radhës së parë në PS është lëshuar prej ditës së djeshme dhe vazhdon edhe sot mbi Presidentin ilir Meta, pasi ky i fundit goditi fort reformën në drejtësi në një konferencë 1 orëshe.

Pas postimeve të sotme të Metës ku shpjegon se ç’është “Ramaforma”, ka reaguar e para Elisa Spiropali kundër tij.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, thotë se “Baba Xhikja” (emri i ri i PS për Metën) “nuk ikën pa vrarë reformën në drejtësi”, pasi sipas Spiropalit ajo i del në gjumë e kudo.

“Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!”, shkruan ajo.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.