Përsëri si Eskobari, ylli i Kolumbisë pasi humbi penalltinë: Më duan të vdekur!

Në Kolumbi nuk është e thjeshtë të kesh në dorë fatet e kësaj Kombëtare në futboll. Nëse gabon në një moment vendimtar, kryesisht në penallti, atëherë kërcënime të shumta me vdekje do të mbërrijnë në shtëpi.

Së fundmi kjo ndodhi me Tesillon, lojtari që gaboi ndaj Kilit në ruletën ruse, për t’i dhuruar kësaj të fundit kalimin e mëtejshëm. “Më duan të vdekur. Më kanë kërcënuar edhe fëmijët, ndiej frikë të madhe”, ka reaguar Tesillo.

Kjo nuk është hera e parë që te Kolumbia ndodh një gjë e tillë, ndërsa kulmi ka bënë në vitin 1994 kur u vra Andres Eskobar pasi shënoi autogol në Botëror ndaj SHBA. Precedenti i frikshëm vazhdon me emra si Karlos Baka dhe Mateus Uribe që janë kërcënuar me vdekje në vitet e fundit, pasi kanë humbur penallti të rëndësishme.









Comments are closed.