Ofendoi drejtorin e Partizanit, dënohet me burg aktori komik

Në zgjedhjet për president të Federatës Italiane të Futbollit në 2014, fill pas dorëheqjes së Xhankarlo Abetes, pati edhe një interesim të madh nga media për Karlo Tavekion, kandidatin e parë për ta pasuar në atë post, si dhe më pas njeriu që u zgjodh në krye të federatës.

Në atë kohë, pati edhe një episod që bëri bujë në Itali. Gazetari Andrea Merku, i njohur edhe si imitator apo komedian në media, u hoq si Luçiano Moxhi, ish-drejtori i Partizanit, si dhe duke i imituar zërin e tij, telefonoi Tavekion që aspironte të zgjidhej në krye të federatës, në përpjekje për të vjedhur disa mendime apo opinione atij, për disa nga politikat e sportit italian.



Telefona, të cilës Tavekio iu përgjigj çiltër pa e vënë re ndryshimin e zërit nga komediani, gjeti një mbulim të madh në media, gjithsesi, disa ditë më pas ai u zgjodh sërish në krye të Federatës.

Ndërkohë, ditën e djeshme, ka ardhur edhe vendimi i gjykatës për këtë çështje. Ishte Tavekio që e çoi para drejtësisë gazetarin-komedian, dhe gjykata e Milanos, dha dënimin për 15 ditë burg për Andrea Merkun, por që do konvertohet në gjobë monetare. Merku detyrohet të paguajë 3.000 euro për dëmin e shkaktuar, si dhe 2.800 të tjera për shpenzimet ligjore.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.