Lëvizje në aksin PS-PD, zbulohet pika ku Rama dhe Basha mund të bashkohen!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla teksa fliste për procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta u pyet nga gazetarët në Kuvend, nëse ka shanse që PD dhe PS të ulen në negociata për zgjidhjen e krizës politike.

Balla u përgjigj duke vendosur theksin te ekzistenca e një dere të hapur për PD, që është Komisioni i Reformës Zgjedhore.

“Ka një instrument të rëndësishëm në Kuvend për dialogun dhe disponibilitetin. Komisioni i Reformës Zgjedhore ka lënë derën e hapur që PD të ketë një përfaqësues të vetin në këtë komision. Dhe çfarë do të prevalojë në punën e Kuvendit në ditët e ardhshme do të jetë ky komision që ka bashkëkryetare Rudina Hajdarin”, tha ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.