Lajm i fundit/ KQZ ndryshon sërish pjesëmarrjen, ja sa shqiptarë votuan në 30 qershor

Vazhdojnë surprizat e zgjedhjeve të 30 qershorit!

Pasi mbi numrin e votave Partia Demokratike ngriti më 1 korrik një alibi për mbushjen e kutive prej militantëve të majtë dhe KQZ u mbrojt duke thënë se të dhënat ishin marrë me telefon, tashmë në përfundim të procesit numri i votuesve është rritur sërish.

Sipas të dhënave më të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që në fakt janë edhe shifrat zyrtare të dhëna nga ky institucion, rezulton se kanë marrë pjesë në zgjedhje 812 249 votues, nga 3 536 015 persona në listat zgjedhore, ose thënë ndryshe 22,9%.



Shifra fillestare e raportuar mbrëmjen e 30 qershorit ishte 771 893 votues, por pas rakordimit të shifrave është bërë edhe vlerësimi përfundimtar.

Sipas të dhënave të KQZ, rezulton se forcë e dytë pas Partisë Socialiste rezulton të jetë Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, e cila do të ketë numrin më të madh të përfaqësuesve në këshillat bashkiakë edhe se Bindja Demokratike e Astrit Patozit.

Sot nisin gjithashtu procedurat për dhënien zyrtare të mandatave për disa kryebashkiakë, për ato kandidatë të bashkive të vogla ku votat e tyre janë numëruar brenda një Komisioni Zonal të Administrimit Zgjedhor.


Comments are closed.