Grida Duma zbulon bisedat me Brukselin: Ja çfarë na thanë për Ramën

Ish-deputetja e PD, Grida Duma deklaroi në studion e OPEN në TopChannel se ndërkombëtarët janë kundër Edi Ramës. Sipas saj, SHBA-BE i ka dhënë të drejtë PD-së, pas pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë.

“Kur u thamë ndërkombëtarëve në Bruksel se pjesëmarrja në votime ishte 20-21%, na dhanë të drejtë. Pjesëmarrja në votime normale është rreth 50%, prandaj na dhanë të drejtë. Kemi bërë aksione të super të suksesshme”, tha Duma.

Por ish-deputetja u zu ngushtë nga Eni Vasili kur u pyet për aksionin e opozitës për “rrëzimin e Ramës”.

Debati

Eni Vasili: Çfarë suksesi, keni kohë që flisni për rrëzimin e Ramës. Ai është në detyrë.

Grida Duma: Sot Rama është në kuotat më të ulëta. Ka hyrë vetëm në votime

Eni Vasili: Ka hyrë, po si e bën më të dobët?

Grida Duma: Presioni ndërkombëtar, jo nga brenda, por nga jashtë. Thonë se Rama nuk mund të qeverisë më.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.