E paprecedentë/ Kandidati i Patozit i 3-ti në Tiranë, s’do e besoni kush doli i dyti!

Diçka vërtetë e rrallë për Shqipërinë është regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Numri i votave të pavlefshme është rritur frikshëm në çdo bashki të vendit nga Veriu në Jug, por shifrën rekord për të pakënaqurit që kanë nisur të shprehin në këtë formë refuzimin e politikës, e mban padyshim Tirana.

Kjo formë e paprecedentë e shprehjes së të drejtës së votës për vendin tonë, ka regjistruar në kryeqytet një lumë pavlefshmërie, teksa nga kutitë kanë dalë rreth 11 mijë vota që nuk i takojnë as Erion Veliajt e as Arben Skënderit.



Interesant është fakti se 11 mijë vota të pavlefshme janë edhe më shumë sesa ka arritur të grumbullojë sfidanti i vetëm i Veliajt, pasi kandidati i Bindjes Demokratike ka marrë rreth 9400 vota.

Nga analiza e shifrave për votën e kryeqytetasve nuk mbetet gjë tjetër veçse të themi se qytetaria (e lodhur nga politika e 30 viteve të fundit) ia ka kthyer shpinën edhe opozitës të mbetur rrugëve edhe PS në pushtet, duke u shndërruar në rivalen më të fortë edhe të “Lali Erit”.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit të KQZ numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986.

Këto shifra tregojnë se në krahasim me zgjedhjet vendore të 2015 kemi një dyfishim në përqindje të votave të pavlefshme. Konkretisht në 2015 për kryetar bashkie votat e pavlefshme ishin 2.39%, rreth gjysma e 5.63% që kanë qenë në këto zgjedhje.

E njëjta gjë vlen dhe për votat për këshill, 3.08% vota të pavlefshme në 2015 krahasuar me 6.15% në këto zgjedhje.

Gazeta SHQIP


Comments are closed.