A ekziston në Shqipëri “Deep State” që përmendi Ilir Meta?

Nga Indrit Vokshi

Termi “Deep State” vjen nga turqishtja “Derin Devlet” dhe dmth “Shteti i Thellë”, shteti që nuk shihet, shteti jopublik, shteti i fshehur të cilin qytetarët nuk e njohin. Shteti i cili zyrtarët publikë, titullarët e organeve shtetërore, kryeministrat, presidentët, ministrat, deputetët, kryebashkiakët, i ka si kukulla të vetat, ata vetëm firmosin për të.

Me Deep State, qendra e pushtetit nuk janë më institucionet, ato, institucionet, janë vetëm mjetet që i duhen Deep State, thjesht iu duhet firma dhe uniforma institucionale. Qendra e pushtetit transferohet diku tjetër jashtë institucioneve dhe jashtë përgjegjësisë.





Mirëpo a ka Deep State në Shqipëri?

Ne e kemi parë Deep State në veprim kur u shkarkua guvernatori i Bankës së Shqipërisë z.Ardian Fullani. Shkarkimi i tij ishte i paligjshëm sepse z.Fullani nuk kishte përgjegjësi për veprën e një punonjësi të Bankës, sikurse nuk ka përgjegjësi një ministër se vjedh specialist i ministrisë. Përgjegjësia është individuale. Për më tepër, Kushtetuta parashikon se guvernatori shkarkohet pasi dënohet me vendim të forms së preprë. Deep State nuk priti që z.Fullani të gjykohej e as të jepej vendimi i formës së prerë. Ai u shkarkua në kundërshtim me Kushtetutën.

Pse ndodhi kjo?

Sipas ligjit, Banka e Shqipërisë kontrollon bankat e nivelit të dytë dhe exchanget. Në Projektin e Madh të Deep State për pastrimin e miliarda eurove të kokainës dhe kanabisit, duhej Banka e Shqipërisë të ishte njëqindpërqind nën kontroll. Kështu z.Fullani u shkarkua, në kundërshtim me ligjin dhe ndaj tij nisi fushata mediatike e denigrimit për ta justifikuar shkarkimin, për t’i bërë shqiptarët të mos mendojnë për ligjin, kushtetutshmërinë, për parimin se një njeri është i pafajshëm derisa të provohet me vendim gjykate faji i tij. Të gjithë u orientuan me media të mendojnë se ky është i korruptuar dhe mirë ia bëjnë, pa menduar në asnjë moment se pse organet e tjera si parlamenti e prokuroria po vepronin në mënyrë të paligjshme, çfarë i shtynte ata të vperimin asisoji, cila ishte ajo forcë që i vinte në lëvizje?

Deep State rastin Fullani kërkon ta aplikojë edhe mbi të tjerë kundërshtarë politikë. Do të luhet me propagandën, do të shfrytëzohet mendimi i njerëzve se të gjithë politikanët janë të korruptuar, askush sdo pyesë se pse u arrestuan pa bazë ligjore por do thonë e meritojnë. Ndërsa Deep State vetë, do përdorë kukulla të tjera te reja për të dhënë imazhin e rrejshëm se të pastërtit po luftojnë të pisët, se kjo është një luftë e drejtë, midis drejtësisë dhe padrejtësisë, kur në të vërtetë është luftë e Deep State për të eleminuar çdo kundërshtar, çdo pengesë, çdo rivalitet pushteti dhe për të pasur njëqind përqind Shqipërinë të vetën.

Deep State e kemi parë në veprim ku e gjithë Shqipëria u mboll me kanabis dhe organet si prokuroria dhe sidomos policia të cilat me ligj janë të detyruara ta luftojnë një projekt të tillë me rrezik për Sigurinë Kombëtare u kthyen në aksionere dhe ruajtëse të projektit. Cilat ishin pra ato forca të cilat e detyronin policinë dhe prokurorinë të mos guxonte të hetonte por vetëm të bashkëpunonte?

Madje ky Deep State i cili vepron mbi Shqipëri ka edhe aspektin e jashtëm, ka dimensionin e tij ndërkombëtar, pasi edhe shumë ambasadorë jo vetëm që nuk kanë folur para faktit të mbjelljes së drogës,para fikjes së institucioneve dhe kapitullimit total të normave kushtetuese dhe të drejtave të shtetasve por, përkundrazi, kanë mbajtur hapur krahun e pushtetit në dëm të opozitës.

Kaq sa për fillim mbi Deep State, sa për ta kuptuar se për çfarë bëhet fjalë





Comments are closed.