17 e bekuar/ Këtë herë jo Basha, takohen “kokë më kokë” Rama e Meta!

Kriza politike e thelluar në Shqipëri ka qenë prej 6 muajsh kryefjalë e ditës, por po rrëmben edhe më shumë vëmendje tani që Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë hapur të gjitha kartat duke zhvilluar një betejë të ashpër, që ka shkëputur fokusin te aksioni opozitar i Lulzim Bashës.

Në kushtet e “Luftës së Ftohtë” Rama-Meta, të gjitha duan të dinë lëvizjet surprizë nga të dy kampet.

Dhe të tilla lëvizje janë parashikuar në programin IN të paradites ‘Trokit’. I ftuari, astrologu Jorgo Pulla gjatë parashikimit mujor të Yjeve, ka zbatuar kërkesën e moderatorit, duke zbuluar edhe surprizat e politikës shqiptare, bazuar te shenja e zodiakut të Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Ai lexoi kombinimet për datat 24 Mars dhe 4 Korrik, datat e lindjeve respektive të presidentit dhe kryeministrit.

Pa të treguar emrat, këta dy njerëz vetëm po konfliktohen, çfarë ndodh mes tyre, ka një zgjidhje?”,  pyeti moderatori.

Astrologu u përgjigj: “Zgjidhje ka, sesbën, nga një palë e tretë. Diskutohet, vetëm fjalë deri në datën 9. Konkrete, stabilizime, mundësira ka 17 Korrik – 26 Korrik. Zgjidhje”.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.