Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Në Finiq, aty ku kryebashkiaku i ri nuk di shqip

[caption id="attachment_789037" align="aligncenter" width="919"] Fotoja gjate takimit elektoral te Rames ne Finiq, prapa tij bie ne sy nje flamur grek[/caption]

Kristaq Kiço, kryetar i partisë MEGA, ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë e Finiqit në Vlorë.

Kiço është pjesë e minoritetit grek në atë zonë, por për të habitur është fakti se në CV-në e tij, tek pjesa e gjuhëve ai ka vendosur si gjuhë amtare atë greke dhe gjuhë tjetër të njohur atë angleze, pra gjuha shqipe nuk konfiguron në dijet e zotit Kiço, tashmë kryetar i zonës së Finiqit, zonë e cila ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

Partia MEGA është aleate e Partisë Socialiste. Popullsia totale e Finiqit është 35 mijë banorë, por në censusin (që u bojkotua nga grekët, dolën 11 mijë). Me një fjale 11 mijë jo greke ne 35 mijë banorë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore