I pastër në të tria shtyllat e rivlerësimit/Konfirmohet në detyrë kryeprokurori i Kavajës

Drejtuesi i Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani ka dalë sot përpara vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga trupa gjykuese  Genta Tafa Bungo, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko, ka vendosur që të rikonfirmojë në detyre Madanin.

Artan Madani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar si prokuror në Durrës, ka drejtuar prokurorinë e Lezhës dhe është rikthyer sërish si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2014, Madani është emëruar në Prokurorinë e Kavajës ku është promovuar më pas si drejtues i kësaj prokurorie.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Siç duket Madani ka dalë i pastër në të tre shtyllat e rivlerësimit nga ana e KPK.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.