Historia tragjike e dashurisë mes 12-vjeçares me një 40-vjeçar

15 vite pas historisë së dashurisë tragjike në kohë të gabuar, të 12 vjeçares Una me 41 vjeçarin Rei, histori e cila ka shkatërruar jetët, Una shfaqet përpara tij. Ajo ka ngrirë në kohë, pa shpresë. Në pamje të parë, duket sikur Una vjen për hakmarrje, për larje hesapesh, por motivet e ardhjes janë më komplekse, sepse marrëdhënia e tyre ka qenë më e komplikuar se marrëdhënia e abuzuesit me viktimën. Ajo, e siguron se e do.

Ai, i shtrënguar dhe në ankth, e siguron se nuk ka pasur ndjenja për ndonjë vajzë tjetër aq të re, duke u përpjekur për t’i shpëtuar përmbytjes së një dashurie të çmendur, që te Una ka mbetur e njëjtë. Kujtimet erotike përzihen.





Intensiteti arrin kulmin ndërkohë që personazhet zbulojnë ndjenjat dhe të vërtetat e fshehura mirë ndër vite, në lidhje më atë që realisht ka ndodhur para 15 vitesh. Dy fantazma të së tashmes, të pafajshëm sa dhe fajtorë, dy njerëz që jetuan diçka të mrekullueshme dhe të frikshme njëherësh, që shoqëria dhe ligji i etiketoi abuzuesi dhe viktima.

Kjo është historia në veprën “Zogu i zi” shkruar nga David Harrower, e cila do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli më datat 10-11 korrik nën regjinë e Kiço Londos. Në role kryesore interpretojnë aktorët Laura Nezha, Aflred Trebicka dhe vajza e vogël Rexhina Ibro.

Vepra është përkthyer nga Daniela Nika dhe do të vijë nën skenografinë e Beqo Nanaj dhe kostumografinë e Sofi Kara, ndërsa koreograf është Graciano Tafani, ndërsa as/regjisor: Marsel Greva. Zogu i Zi është një pjesë e tmerrshme teatrore, thellësisht shqetësuese, emocionalisht e brishtë që të lë pa frymë dhe të prekur.

Pjesa ka poezi të brendshme dhe shoqërohet me tërbim, frikë dhe të panjohura. Në thelb Zogu i Zi, fton që shoqëria të dialogojë për sa i përket çështjeve të nxehta duke përfshirë kufijtë ligjor si dhe pozicionin human në botën moderne.





Comments are closed.