Ç’po kurdis Berisha? Topalli në kafe me zëdhënësen e tij pasi sulmoi Bashën

E kishim parë të reagonte çdo herë kur pozitat e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike përkeqësoheshin duke u rënduar ndjeshëm, por ai postim i mbrëmjes së kaluar nga Jozefina Topalli ishte një shpërthim i vërtetë, në kohën kur kreu i PD gjendet pranë dështimit të aksionit të tij opozitar.

Zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan, Edi Rama nuk iku dhe PD tashmë ndodhet në mes të 4 rrugëve, pa asnjë bashki, pa deputetë në Kuvend dhe për më tepër pa një plan “shpëtimi”.

Këtë theksonte edhe Topalli në reagimin e saj, teksa i kujtonte Bashës se është dështaku më i madh në histori, pasi u deshën 30 vite që me të në krye PD t’i falte PS-së dhe Edi Ramës gjithçka në tavolinë.

Shumëkush nisi të komentonte në mënyrën e vetë këtë reagim të ish-kryetares së Kuvendit, ndërsa ajo duket se ka nisur takimet për t’u afruar me Partinë Demokratike.

Një ditë pasi u bë e ‘gjallë’ përmes kritikave, Jozefina Topalli është takuar me zëdhënësen e Sali Berishës, Erla Mëhilli.

Mëhilli duket se ka shkaktuar një valë “provokimi” në selinë blu, teksa ka postuar në rrjetet sociale një foto me ish-kryetaren e Kuvendit nga një bar i njohur në Tiranë.

Dy ish-zyrtaret e PD shfaqen krah njëra-tjetrës duke konsumuar një kafe, në të njëjtin orar që ish-kryeministri Berisha qëndroi për 30 minuta në zyrën e Lulzim Bashës në një takim, që sipas gazetarëve bëri që ai të dilte i tensionuar nga selia.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.