Mungesa e “Akullores” apo…? PS rënie pikiatë në Durrës pas skandalit Dako!

Shifrat e publikuara nga KQZ-ja tregojnë se në qytetin e Durrësit kanë votuar rreth 12.3% e qytetarëve, larg 46.7% të zgjedhjeve të kaluara.

Në gjuhën e shifrave, do të thotë se janë diçka rreth 16 mijë qytetarë më pak që u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur mes Valbona Sakos (Partia Socialiste) dhe Valbona Sakollari (Bindja Demokratike).

Në këtë rast, duket se nuk ka funksionuar as strategjia e Partisë Socialiste, që nuk rikandidoi Vangjush Dakon, i implikuar ne blerjen e votave në bashkëpunim me Altin Avdylajn (kreu i bandës kriminale te Shijakut) në Zgjedhjet e Përgjithshme të 2017-ës.



Dako pranoi vërtetësinë e përgjimeve të BILD, duke i quajtur biseda normale që ndodhin në prag të fushatave elektorale.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.