Misteri/Zhduket pa gjurmë sportistja shqiptare në Zvicër (FOTO)

Florijana Ismaili, futbolliste me skuadrën zvicerane të Young Boys, rezulton e humbur gjatë kohës që ishte duke u larë në liqenin e Komos bashkë me një shoqen e saj. Lojtarja me origjinë shqiptare (Presheva), por e lindur ne Zvicër, luan edhe me kombëtaren e këtij vendi.

Për momentin, futbollistja 24-vjeçare konsiderohet ende e humbur, ndërkohë vijojnë kërkimet nga ana e polombarëve dhe zjarrëfikësve për gjetjen e trupit të saj. Kërkimet kanë nisur që dje, por u ndalën gjatë natës për të rinisur paraditen e sotme.

Skuadra e Young Boys, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë si dhe shton se është në kontakt me familjarët e vajzës.



“Jemi shumë të shqetësuar por nuk kemi humbur shpresën që gjithçka do të përfundojë mirë”, thuhet në komunikatën e skuadrës zvicerane.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.