“I dhe Edi Ramës çdo gjë”/Jozefina Topalli degjeneron Bashën: Pas tre dekadash e zhveshe PD nga çdo pushtet

Ish-kryetarja e Kuvenbdit Jozefina Topalli përmes një statusi në Facebook ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha të cilin e bën përgjegjës për humbjen e të gjitha pushteteve nga PD.

Sipas Topallit, PD praktikisht nuk është më për faj të atij që e cilëson një eksperiment të pamerituar.

Postimi i plotë i Topallit

Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnje pushtet.
Partia Demokratike nuk eshte me as ne Parlament dhe nuk ka me asnje bashki.
Me urdherin per djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori ate me dhune, jashte parlamentit duke tradhetua e fyer,mbi 400 mije demokrate, qe votuan siglen e kesaj force politike. Me kete, qe eshte akti me i papergjegjshem i historise se demokracise,ai praktikisht i ftoi shqiptaret ne lufte vellavrasese.

Pas kesaj, premtoi se do krijonte qeverine teknike dhe do rrezonte Edi Ramen.
Sot, me moshyrjen ne zgjedhje, jo vetem qe nuk arriti asnjeren, por i dhuroi Rames te gjitha bashkite, te gjitha pushtet.

Nga sot cdo gje ka ndryshuar.
PD eshte jashte cdo pushteti politik dhe lokal, nderkohe qe Edi Rama ka marre cdo gje.
Demokratet e fundit te punesuar ne bashkite e djathta do jene ne meshiren e Edi Rames.
Partia Demonratike praktikisht nuk eshte me. Dhe kjo eshte vrasja me mizore, qe kreu i saj mund t’i bente demokrateve.

Ky eshte demi me kriminal ndaj vendit, qe lulzim Basha kreu per karrigen e hallet e tij.
Dhe nuk mbaron ketu. Ai tradhetoi shpirtin perendimor te forces politike, qe lindi per te hapur dhe per te integruar vendin ne Europe e Nato.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.