Ç’po ndodh në Bulqizë? Ja si e ka blinduar Ushtria qytetin për zgjedhje (VIDEO)

Pamjet që po shihni janë filmuar sot në qytetin e Bulqizës. Dita e shtunë ka nisur jo normalisht në “folenë” e kromit, pasi dhjetëra mjete të rënda të Ushtrisë janë parë të rreshtuara në rrugën kryesore të qytetit.

Të gjitha të mbushura me materiale zgjedhore, të cilat janë shpërndarë gjatë ditës në të gjitha Qendrat e Votimit për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Nga pamjet duket qartë se kamionët me materialet zgjedhore mbërritën në qytetin e Bulqizës nën masa të rrepta sigurie, ndërsa mbrëmjen e djeshme në KZAZ kryesore u regjistruan edhe incidente, pasi policia u sulmua me kapsolla nga mbështetës të opozitës.









Comments are closed.