Çfarë po ndodh? Policia bën namin me arrestime, në pranga 4 punonjës bashkie dhe roja shkollës

Policia ka vënë në pranga 2 punonjës të Bashkisë Pogradec dhe 2 të tjerë të Bashkisë Mallakastër.

Ata akuzohet për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.



Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

S.B, 61 vjeç;

G.B, 59 vjeç, banues në Pogradec, (të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë 3 shtetas:

– D.D, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër);

– E.I, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër);

– N.K, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle);

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.