Ç’po ndodh në Surrel? Futbollisti i njohur i shkon Ramës në shtëpi për krizën (Foto)

Mbrojtësi i Teutës, Tefik Osmani ka ironizuar me situatën politike në vend. Në një postim në Instagram, ai shfaqet në fshatin Surrel, disa metra larg shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.

“Erdha nga Bullgaria posaçërisht për zgjidhjen e ngërçit politik. Takohemi në darkë”, shkruan Osmani përbri fotos.

Kujtojmë se Osmani njihet për batutat e tij pikante. 34-vjeçari mbështeti edhe protestën e studentëve në Dhjetor, duke dalë vetë shesh me ta.









Comments are closed.