Beckham e tepron! Puth sërish në buzë vajzën, “shpërthen” rrjeti (Foto)

Ish-ylli i kombëtares angleze të futbollit, David Beckham është kritikuar vazhdimisht për mënyrën sesi e shfaq dashurinë ndaj të bijës, pasi në publik ai ndan puthje të ëmbla me të.

Këtë gjë e përsëriti sërish, pavarësisht se zërat kundër janë shtuar. Dhe hera e fundit ishte në çerekfinalen e Kupës së Botës në futbollin e femrave, që u luajt në Francë.

David u fotografua së bashku me të voglën e tij në stadiumin “Stade Oceane”, ku nuk ngurruan të brohorisnin gjatë ndeshjes Angli-Norvegji për “3 Luanët”.





David e shfaqi dashurinë ndaj së bijës 7-vjeçare duke e puthur në buzë, ndërsa në rrjet tifozët shpërthyen me reagime. Ka pasur realisht një valë kritikash, ku puthja e tyre konsiderohet si “shumë intime”, por nuk kanë munguar komentet pozitive.





Comments are closed.