SHBA-BE-OSBE godasin opozitën dhe presidentin, ja vendimi për zgjedhjet e 30 qershorit

SHBA, BE dhe OSBE i kanë dhënë një tjetër goditje opozitës dhe presidentit Ilir Meta duke rikonfirmuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve më 30 qershor.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ajo italiane dhe britanike, i kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për akreditimin e stafit të tyre vëzhgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Duke përgëzuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen deri më tani të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor, selitë diplomatike në vendin tonë, kanë dërguar edhe listat me emrat e personave vëzhgues.

Ndërsa kërkesa e SHBA, Italisë dhe Britanisë së Madhe mban datë (25 dhe 26 qershor), nga ana tjetër OSBE (institucioni i vetëm që merret me cerfifikimin e zgjedhjeve), i ka dërguar këtë kërkesë KQZ-së prej datës 19 qershor, për të akredituar vëzhguesit e saj.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.