San Francisko ndalon shitjet e cigareve elektronike, ja rreziku që vjen prej tyre

San Francisko është bërë qyteti i pare në SHBA që ndalon shitjet e cigareve elektronike, pasi  bordi i mbikëqyrësve së qytetit votoi njëzëri pro.

Sipas vendimit asnjë person nuk mund të shpërndajë apo shese cigare elektronike, deri sa efektet e tyre shëndetësore të jenë më të qarta.





Zyrtarët votuan të martën që shitja e cigareve elektronike të ndalohet edhe online.

“Ky është një hap vendimtar për të ndihmuar gjeneraten e fëmijëve të San Franciskos që të mos bëhen të varur nga nikotina”, tha Prokurori i qytetit Dennis Herrera në një deklaratë, pas votimit.

Në qytetin e Kalifornisë ndodhet selia e “Juula Labs”, prodhuesit më të njohur të cigareve elektronike në SHBA.

Kompania thotë se për shkak të një vendimi të tillë shumë duhanpirës do t’u kthehen cigareve dhe të krijojnë “treg të zi”.

Pavarësisht se cigarja elektronike është krijuar me idenë që të ulë numrin e përdorueseve të duhanit i cili është dhe shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive dhe të mëlçisë, ndikimi që ka në organizëm cigarja elektronike është po i njëjti.

Të dhënat tregojnë se personat që përdorin cigare elektrike kanë 3 herë më të lartë nivelin e kimikateve toksike në krahasim se njerëzit normalë, ndërsa personat që konsumojnë dhe cigare elektrike dhe duhan e kanë 6 herë më të lartë.

Gazeta SHQIP







Comments are closed.