Rrëfimet mbi artin të Helidon Gjergjit

Artisti Helidon Gjergji ndodhet këto ditë në Tiranë, për një bashkëbisedim mbi artin, i ftuar nga Harabel. Më 3 korrik ora 20.00, ai do të jetë në Kino, në një rrëfim mbi artin dhe mënyrën sesi ai operon në ndërtimin e një koncepti artistik. Gjatë karrierës së tij, Helidon Gjergji ka punuar me shumëllojshmëri mediumesh, që nga piktura te media-instalacioni dhe arti urban.

Pavarësisht mediumeve të ndryshme, puna e Helidon Gjergjit ka pasur vazhdimisht si pikësynim hulumtimin e brishtësisë dhe depërtimit të kufijve ndërmjet mediumit dhe parametrave të aftësisë individuale. Gjergji do të paraqesë tri nga veprat e tij: “Trapa Natans Scutariensis”, “Spiced” dhe “Condimentos”, punime të cilat kanë të bëjnë me idenë e të jetuarit në kufi, aty ku kulturat, fetë dhe etnitë ndahen e bashkohen. Të tria projektet nxjerrin në pah konceptin se kufijtë janë artificialë dhe, shpesh, urat ndërlidhëse sulmohen e me gurët e tyre bëhen mure. Këto tri projekte janë pjesë e debatit apo përplasjes mes nacionalizmit e kozmopolitanizmit, çka zotëron diskutimin e sotëm të politikës kombëtare e ndërkombëtare. Helidon Gjergji ka paraqitur punimet e tij në: Bienalen e Venecias (52); Manifesta 8 (Murcia, Spanjë); Bienalen e Tiranës (1 dhe 4); Festivalin e Ideve 1 – New Museum (Nju-Jork / NYC); Bienalen e Arkitekturës në Venecia (12); Bienalen e Projektit 3 (Konjic, Bosnjë dhe Hercegovinë); ReMap Biennial 4 në Kunsthalle Athena (Athinë, Greqi); Bienalen e Thesaloniqit (Selanik, Greqi) 4 (Collateral Events); Present Future në Artissima 10 (Torino, Itali); Ludwig Museum (Budapest, Hungari); MASS MoCA (North Adams, SHBA); MADRE – Muzeun e Artit Bashkëkohor (Napoli, Itali); Apexart (Nju-Jork / NYC); Muzeun e Artit Bashkëkohor Pino Pascali (Itali); Galerinë Kombëtare në Shqipëri (Tiranë); Galerinë Kombëtare në Maqedoni (Shkup); VILLA ARSON – Qendrën e Artit Bashkëkohor (Nisë / Nice, Francë); Lothringer 13 Kunsthall (Mynih, Gjermani); Galerinë Kombëtare në Kosovë (Prishtinë); Chelsea Art Museum (Nju-Jork / NYC); Botkyrka Konsthall (Botkyrka, Suedi); MURAM – Muzeun Rajonal të Artit Modern (Kartagjenë, Spanjë); Akademinë Amerikane në Romë; Muzeun Kombëtar në Rumani (Cluj-Napoca); Muzeumin Kombëtar në Maltë (Valletta); Platform Project, Art Athina (Athinë). Puna e tij është shqyrtuar dhe paraqitur në Artforum, Art në Amerikë, në revistat: Mousse, Sculpture, Contemporary, Flash Art, Domus, The Independent, Artribune, Exibart, New Art Examiner, në Radion Publike Suedeze, në Televizionin Publik në Maltë, te Reuters, etj. Së fundmi, Helidon Gjergji jep mësim në SUNY Old Westbury në Nju-Jork (New York), kurse në të kaluarën ai ka dhënë mësim në Shkollën e Dizajnit Parsons, në Shkollën e Institutit të Artit në Çikago, në Universitetin Northwestern dhe Universitetin Northeastern Illinois. Helidon Gjergji ka mbajtur leksione rreth punës së tij në Universitetin e Harvardit; në Teachers College – Universiteti i Kolumbias; në Shkollën e Dizajnit Parsons, në Shkollën e Institutit të Artit në Çikago, në Festivalin C (Faenza, Itali), në Universitetin e Kebekut (Québec, Kanada), në Universitetin Amerikan në Dubai, në Universitetin Northwestern, në Akademinë Amerikane në Romë, në St James Cavalier – Qendër e Krijimit (Valletta, Maltë), në Demanio Marittimo.Km-278 (Itali), në Qendrën Kulturore Tulla (Tiranë, Shqipëri), etj.

 



 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.