Rivali i vetëm i Veliajt për bashkinë: Tirana nuk prodhon asgjë. Ja si duhet ndarë për t’u kthyer në pol industrial

Arben Skënderi, nga Bindja Demokratike, është rivali i Erion Veliajt për kreun e Bashkisë së Tiranës. Në ditën e parafundit të fushatës zgjedhore, ai ishte i ftuar në Dita Jonë, nga ku e vlerësoi fushatën e bërë në media si të pavërtetë dhe teatrale.

“Fushata që ndjekim nëpër media për mua nuk është një gënjeshtër sepse realisht ndryshon me atë Tiranën tjetër. Ne e kishim menduar që të bëjmë takime për të identifikuar problemet reale dhe aty kam parë realisht se çfarë ndodh. Unë po dëgjoj të njëjtat gjëra që kam dëgjuar edhe 4 vite më parë, por ka nevojë për edhe pak llogari. Fushata është shumë teatrale, por në situatën aktuale është gjynah, është tallje me njerëzit. Unë përballem çdo ditë me këta njerëz që më kërkojnë pse nuk vjen ai të japë llogari”, u shpreh Skënderi.

“Tirana është një metropol shumë i madh dhe këtu jetojnë 1 e 3 e shqiptarëve. Tirana sot nuk prodhon asgjë dhe duhet të ishte një pol industrial, kreativ. Tirana duhet të ishte e tillë. Bashkia të ndërhyjë për ta orientuar ndryshe qytetin. Tirana 2, unë kam menduar të gjithë pjesën e bulevardit të ri. Këtu kam në kokë atë pjesë të Parisit të vjetër dhe aty janë të gjitha firmat e mëdha. Aty le të bëjnë kulla nga 100-katëshe po deshën. Universitete, banka dhe të tjera dhe këtu bën sens. Në pjesën perëndimore të qytetit. Të gjithë bizneset kryesore të vendit janë të vendosura këtu. Janë disa objektiva të qartë për të fituar edhe hapësirat publike. Njerëzit kanë nevojë… shtresa e mesme ka nevojë të punojë fortë. Qyteti të zgjerohet në horizontal dhe këtë e kemi menduar në pjesën juglindore. Të orientohen njerëzit dhe ndërtuesit vetë. Keni për ta parë që tendenca është.

Mua nuk më pëlqen fare ajo teoria e shëmtuar: Ka punë, por nuk ka profesionistë. Këto janë demagogji. Unë kam njohur shumë shqiptarë sa kaloj kufirin, të cilët krijojnë një ndërmarrje, një biznes të vogël. Kjo ndodh pasi sistemi andej ua mundëson. Ka njerëz shumë kreativ. Duhet që bashkia e Tiranës që të jetë një financuese direkte. Ne synojmë investime direkte nëse një person është nën 26 vjeç. Do të ketë lehtësira fiskale.

Thirrja për bojkot të zgjedhjeve

“Nuk kemi pse të shkojmë deri të bojkoti, te thyerja, te djegia. Njerëzit kanë nevojë për qetësi. Këti gjëra i kemi dëgjuar edhe më parë. Sistemi i votës është shumë i rëndësishëm dhe po u cenua kjo do të kthehemi në një vend që kjo do të përsëritet. Ne kemi hyrë në këtë garë për të dhënë shembuj”.

“T’i thyejmë turinjtë kësaj qeverie me votë”

“Ne jemi kthyer në një shtet delinkuent. Unë nuk jam nga ata që mendoj se gjërat zgjidhen me luftë në 2019. Kjo qeveri ka filluar të vetëushqehet me “like” dhe kanë harruar hallet e përditshme të njerëzve. Personalisht kam dal në këtë garë që të fitoj mendjen e njerëzve. Nuk ka asnjë mënyrë më të fortë se si t’i kundërvihemi kësaj qeverie se përveçse t’i thyejmë turinjtë me votë”.

Marrëveshje surprizë në momentet e fundit?!

“Lufta më e madhe e luftë është që të jenë po të njëjtët. Por këtë radhë ngaqë kanë dalë edhe faktorë në mes e që po i prishin punë, po thonë – po ky ç’a do, ky është fusha jonë. Ne këtë punë bëjmë gjithmonë – Data 30 që është kthyer në mollë sherri ka vetëm një arsye, po ta shtyjmë agoninë. Kësaj klase politike i ka ardhur fundi i ciklit. Në 30 do të ndodhin votime normale, por lojëra luftëtërash nuk ka më”./a2CNN

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.