Rama: Dështon Luli, ndërhyn Iliri. Erdhi dita që Bujar Nishani të duket si Xhefersoni

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë  bashkiake numër 4. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Kryeministri nuk ka kursyer ironinë ndaj presidentit Ilir Meta, i cili sipas tij me marrëzinë e anulimit të datës së zgjedhjeve i hodhi benzinë zjarrit.

Sipas Ramës, kjo ndodh pasi Meta e lexon kushtetutën në filxhan, duke ironizuar këtu bashkëshorten e presidentit njëkohësisht kryetare e LSI, Monika kryemadhi.

“Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Erdhi dita që edhe Bujar Nishani të bëhet si Xhefersoni. Ky thotë hapni vendin se do të hidhem. I hodhi benzinë zjarrit me marrëzinë e çfirmosjes, ju dha motiv dhe këtyre që thonë do të respektojmë dekretin. Sot e ka marrë përgjigjen shumë të qartë dhe nga Kolegji Zgjedhor, është gjykata që vendos dhe është pa të drejtë ankimimi. Vulos zgjedhjet”, tha Rama.









Comments are closed.