Orban i heq ‘prangat’ Gruevskit, refuzon kërkesën për ekstradim në Maqedoninë e Veriut

Gjykata në Budapest ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së drejtësisë për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Sipas mediave hungareze, që nuk ishin të pranishëm në debatin për argumente “pro” dhe “kundër” ekstradimit, sepse seanca gjyqësore ishte e mbyllur, por ishin të prezent kur është lexuar vendimi, Gruevski shpëton nga ekstradimi në Maqedoni ku e pret dënimi me burg prej dy viteve për lëndën e PSP “Tenk” dhe për padi të tjera, duke përfshi edhe atë të 27 prillit.





Ajo që ka shkaktuar më së shumti vëmendje është pamja e ish kryeministrit, i cili ishte paraqitur me kapelë dhe syza të diellit, i cili nuk I ka hequr gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në gjykatë.

Ai kishte mbuluar duart e tij me një xhaketë, ndërsa mendohet se në duar ka pasur pranga.

Gruevski ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale Publike për disa skandale, ndërsa është i dënuar me burg për rastin “Tanku”, blerjen e Mercedesit luksoz. Ai akuzohet në disa lëndë tjera të PSP-së.

Para disa muajve, Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil në Hungari.

 







Comments are closed.